Tregjet pa standarde - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje ne mes te Tiranës, tregojnë veç te tjerash se nismat e shumta te autoriteteve për te rritur sigurinë ushqimore, kane dështuar. Jo vetëm perimet, por edhe bulmeti, peshku dhe mishi vijojnë të tregtohen në kushte ku nuk mund të flitet për standarde. Ka dy vjet që autoritetet e mbrojtjes së ushqimit kanë nisur aksione për të siguruar që asnjë produkt ushqimor të tregtohet jashtë standardeve siç mund të shihet dhe në pamjet mallrat po shiten në rrugë mes pluhurit dhe smogut të kryeqytetit. Ne aktin normativ në gusht të vitit 2012-të, qeveria Berisha miratoi për përcaktimin e rregullave për therjen dhe tregtimin e kafshëve, në këtë nisëm përcaktohej qartë që nuk do të lejohej tregtimi nëse biznesi nuk ishte i regjistruar në QKR apo kishte shkelje të kushteve të higjienës. Por sot që flasim jemi shumë larg këtij realiteti. Një tjetër nisëm që nuk u realizuar plotësisht është edhe shitja e bukës në ambalazh letre. Konsumatorët në disa raste të ndërgjegjshëm për dëmin që ka plastika në shëndet thonë se e blejnë në furra që ofrojnë mbështjelljen me letër, por ka dhe nga ata që deri më sot bukën e kanë marrë vetëm në qese. Zv/ ministri i bujqësisë Alban Zusi pranon situatën e vështirë sa i përket kushteve të sigurisë ushqimore. Ai thotë se shumë shpejt autoriteti i mbrojtjes së ushqimit do të ketë një rikonceptim të punës që bën në terren, në mënyrë që të zhduken të gjitha rastet ku rrezikohet shëndeti i konsumatorit. Shpesh kemi parë aksione dhe gjoba që AKU ka vendosur në biznese të ndryshme, por sërish pas disa javësh fenomeni i shitjes së produkteve ushqimore jashtë çdo standardi është rishfaqur.