Durrës, bllokohet anija malazeze - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një anije cisternë është bllokuar ditën e sotme nga atikontrabanda në portin e Durrësit. Anija malazeze ka hyrë pa leje në portin e Durrësit një ditë më parë, ndërkohë që ajo ka qëndruar më parë në portin e Porto Romanos. Denoncimi është bërë nga ambientalistët të cilët kanë dhënë alarmin se kjo anije do të shkaktonte një ndotje të madhe në rast se do të kryhej në port procesi i prerjes së saj për skrap. Ambientalisti Sazan Guri, tha se dyshohet se anija në fjalë ka mbetje të rrezikshme dhe nëse pritet për skrap në këtë vend do të shkaktojë ndotje shumë të madhe. Pas kësaj ngjarje ministria e Brendshme ka dërguar në port një grup hetimor për verifikimin e anijes në fjalë, si dhe mjeteve të tjera që gjenden në kalatën lindore. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Hysni Burgaj është pezulluar nga puna nëndrejtori i policisë së Durrësit Artan Hasani për mosbindje të urdhrit me qëllim bllokimin e anijes në fjalë. Për të kontrolluar anijen në fjalë në port kanë ardhur edhe specialistë të institutit të fizikës bërthamore, të cilët pas kontrollit kanë bërë të ditur se në anije nuk ka mbetje të lëndëve radioaktive. Anija e bllokuar është në pronësi të Eduard Korës, banor i qytetit të Durrësit