Ambulanca ngec ne Tirane, trafiku vonon sherbimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me kamerën tone ndoqëm udhëtimin e një prej autoambulancave te urgjencës se Tiranës. Pengesa e pare qe ne dalje ishte një makine e parkuar pikërisht para hyrjes se urgjencës. Edhe pse gjate gjithë kohës me sirenat ndezur, trafiku ne Unazën e Tiranës ishte pothuajse i pamundur te "çahej". Ndërsa hyrja ne zonën e "Bllokut" ishte vërtet një mision i pamundur. Makina te parkuara ne dy radhe dhe nuk behej fjale për te gjetur ndonjë segment te korsise se urgjencës te lire, edhe ne ato pak rruge ku ende ekziston. Për te përshkruar 200 metrat e segmentit Ura e "Vasil Shantos" deri te Kryqëzimi i "21 Dhjetorit" na u deshën pothuajse 15 minuta. Abedin Mulaj një shofer qe drejton prej 14 vitesh ambulancat na tregon vështirësitë qe has çdo dite ne rrugët e Tiranës. Ndërsa pamjet e rrugëtimit te një ambulance ne Gjermani janë komplet ndryshe, ku makinat bëjnë te pamundurën për t'i hapur rrugën. Ndërsa ne Shqipëri edhe ne rastet kur gjen drejtues makinash te përgjegjshëm, janë ata qe nuk gjejnë mënyre për te hapur rrugën. Drejtori i urgjencës se Tiranës na tregon se ka 11 ambulanca, por nuk ka shofere për t'i drejtuar. Me trefishimin e popullsisë se kryeqytetit, ndoshta ka ardhur momenti për një reformim te te vetmes urgjence te qytetit dhe fshatit, qe përballon ne një vit 25 mije raste emergjente.