PE voton rezolutat për Kosovën dhe Serbinë - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian do të votojë sot projekt-rezolutat për Kosovën dhe Serbinë.
Në dokumentin për Kosovën thuhet se Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane që të pranojnë shtetin e ri. Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t'i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave. Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova. Autoritetet evropiane u kanë vënë kusht atyre serbe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse duan të avancojnë në procesin e integrimit.

Foreign Policy Committee of the European Parliament will vote today draft resolutions on Kosovo and Serbia.
For Kosovo document states that the European Union may conclude a Stabilisation and Association Agreement with Kosovo, although five EU countries have not recognized its independence. The draft resolution also calls on the five European members to accept the new state. Meanwhile, Serbia document requires that the state be given as soon as the date of negotiations for membership in the European Union, provided that Belgrade to meet the basic conditions and continue the reform process. One of the conditions of the EU to Serbia, Kosovo. European authorities have been provided Serbian normalization of relations with Kosovo, if they want to advance in the integration process.

Recommended