CEZ duhet te paguaje detyrimet per OST - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Marrëdhëniet mes kompanisë së shpërndarjes së energjisë dhe shtetit shqiptar vijojnë të përkeqësohen. Së fundi gjykata e Tiranës ka marrë një tjetër vendim i cili detyron CEZ që t'i paguajë operatorit të sistemit të transmetimit një faturë me vlerë afro 409 milionë lekë. Vendimi është marrë në datën 31 dhjetor, në bazë të një padie që OST ka bërë ndaj kompanisë çeke, ku i kërkon gjykatës të japë urdhër ekzekutimin në mënyrë që të marrë paratë që CEZ i detyrohet këtij institucioni. Gjykata e Tiranës në këtë rast i ka dhënë të drejtë OST-së dhe ka ngarkuar përmbarimin për ekzekutimin e padisë. I kontaktuar nga vizion plus, kreu i OST-së Arben Ibro shpjegon se CEZ ka që në 1 janar të 2012-ës që nuk paguan detyrimet për përdorimin e linjave të transmetimit të energjisë, gjë e cila ka vështirësuar edhe situatën financiare në këtë institucion. Ky është vendimi i disatë që gjykata e Tiranës jep në favor të OST-së, pas një numri padish që OST ka bërë ndaj çekëve. Aktualisht CEZ ka të hapur edhe një tjetër proces për shlyerje detyrimesh në gjykatën e kryeqytetit.

Relations between power distribution company and the Albanian state continue to deteriorate. Finally the Court of Tirana has taken another decision that forces CEZ to pay an invoice transmission system operator worth about 409 million. The decision was taken on December 31, according to a lawsuit that OST has made to the Czech company, which asks the court to provide order execution in order to get the money that CEZ due to this institution. Tirana Court in this case has given the right TSO and upload execution for the execution of the action. Contacted by plus vision, TSO leader Arben Ibro explained that CEZ has since 1 January 2012 that does not pay charges for the use of power transmission lines, which has exacerbated the financial situation in this institution. This is the decision of disatë gives Tirana court in favor of the TSO, after a number of suits that OST has made to the Czechs. CEZ is currently open another process for settlement obligations at the capital.

Recommended