Debat për tunelin e Krrabes - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar me konsensus kredinë prej 50 milionë dollarësh që nevojiten për vazhdimin e punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan. Kostoja e kësaj rruge u ul nga 400 milionë dollarë që parashikohej në fillim në 290 milionë. Ky fakt është bere shkas për dyshime nga anëtarët e opozitës. Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka deklaruar se vërtet është ulur kostoja e rrugës, por jo fitimi i kompanisë, pasi firmat nënkontraktore nuk janë disa, por është vetëm një kompani qe punon në këtë projekt. Sipas drejtorit të borxhit në Ministrinë e Financave, kredia e marrë do të ketë norma interesi të ulëta, të cilat janë në nivelin 4.5%. Deri tani janë kryer 40% e punimeve të kësaj rruge dhe Ministria e Transporteve parashikon që ta përfundojë atë në nëntor në mënyrë që të përkojë edhe me 100 vjetorin e pavarësisë.

Economy Committee approved by consensus of the 50 million dollar loan needed for the workings of the Tirana-Elbasan road. The cost of this road was cut by 400 million dollars stipulated in the beginning to 290 million. This fact has been cause for suspicion by members of the opposition. Socialist Party MP, Erjon Brace, said that the cost really is down the road, but no dividend, since some firms are subcontractors, but is only a company that works in this project. According to the director of the Ministry of Finance, debt, loans taken will have low interest rates, which are at 4.5%. Until now 40% of the works of this road and the Ministry of Transportation provides to complete it in November in order to coincide with 100 years of independence.