Një burg-muze për krimet e komunizmit - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Ne këtë godine te ish-degës se brendshme gjate diktaturës ne Shkodër u burgosen e torturuan madje për vdekje qindra persona. Gjurmët e te dënuarve qe përjetuan vuajtje çnjerëzore shquhen ende ne ambientet e ndërtesës qe do te kthehet ne muze te krimeve te komunizmit.
Ahmet Bushati, 82 vjeç, nga Shkodra kaloi ne birucat e kësaj godine plot shtate vite. Ai tregon se ishte student për histori gjeografike, vetëm 20 vjeç, kur u prangos se bashku me 60 shoke te tij, pasi ishin kundër ideologjisë se kohës. Torturat e përjetuara ai i ka përmbledhur edhe ne botimin "Ditari i ferrit". Ne fillim te vitit te ardhshëm qe përkon me 100-vjetorin e pavarësisë, pritet te përfundojë edhe muzeu i krimeve te komunizmit. Për projektin e nisur qe ne vitin 2008, janë akorduar nga Ministria e Turizmit dhe Bashkia e Shkodres 53 milionë leke. Qarku i Shkodres numëronte gjate diktaturës 13 burgje. Sipas statistikave, regjimi i asaj kohe pushkatoi 601 persona, 61 prej te cilëve klerikë. Gjithashtu, rreth 130 te dënuar gjetjen vdekjen ne burgje, ndërsa mijëra te tjerë u burgosen e internuan kryesisht për agjitacion e propagande

Recommended