Etrit Berisha: Do bëjmë gjithçka të mundemi të fitojmë ndaj Serbisë - Ora News- Lajmi i fundit
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekipi ynë Kombëtar i Futbollit po vijon me përgatitjet intesive në kuadër të përballjes me Serbinë.
Në kampin kuqezi mbizotëron optimizmi për një takim i cili mund të na dhurojë biletën për në Francë.
Portieri i kuqezinjve Etrit Berisha shprehet në lidhje me këtë ndeshje duke deklaruar se fitorja është i vetmi rezultat i kënaqshëm për të duke shtuar se ka besim të plotë që takimi nuk do të njolloset nga incidente të pakëndshëm
?Për ne është shumë e vlefshme kjo ndeshje, sidomos fitorja do të jetë shumë e madhe për ne. Do bëjmë më të mirën siç kemi bërë deri tani. Do bëjmë gjithçka që është e mundur ta fitojmë këtë ndeshje?
I pyetur a do të kënaqej më barazimin Etrit Berisha u përgjigj: ?Për ne është e rëndëishme vetëm fitorja?
Mjaft optimist shfaqet edhe mbrojtësi Eseild Hysaj, i cili megjithëse e vlerëson kundërshtarin ka besim tek suksesi
Përfaqësuesja shqiptare ka mundësinë që të sigurojë për herë të parë pjesëmarrjen në një event madhor të futbollit europian

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/etrit-berisha-per-ne-me-rendesi-fitorja-ndaj-serbise/
Recommended