Festa, Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën Namazin në kryeqytet
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë kanë falur namazin në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Urimet e krerëve të besimit myslimanë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.
Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë Kurban Bajramin. Mëngjesin e së enjtes, në bulevardin e shtruar enkas për këtë ditë, besimtarët kryen ritualin e faljes.
Krerët e komunitetit myslimanë dhe të pranishmit përcollën mesazhe urime për sa më shumë paqe dhe vëmendje ndaj të varfërve.
?Ne duam të mirën, ne jemi për të mirën dhe sakrifikohemi për të mirin. Të mos mendojmë se ajo çfarë sakrifikohet sot në çdo cep të rruzullit është një kafshë apo mijëra, miliona kafshë. Jo ajo është egoja, mendjamadhësia, arroganca që hesht për mijëra kufoma që dergjen në brigjet e Mesdheut. Kjo është dhimbja e myslimanëve por dhe e çdo qytetari të lirë të botës. Bajrami është shprehje e vëllazërisë, dhembshurisë. Sot Shqipëria, myslimanët dhe përtej saj i kanë treguar botës, së parti kontinentit të vjetër se është e mundur të bashkëjetojmë. Nëse prej një kombi duhet të merret mësim sot falë Zotit, Shqipëria dhe shqiptarët, myslimanët, së pari besimtarët e kanë treguar dhe do ta tregojnë?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sot-kurban-bajrami-mijera-besimtare-myslimane-falen-namazin-ne-kryeqytet/
Recommended