Tirana një ditë pa makina Veliaj celebron çiftin e parë në Sheshin Skenderbej
  • 9 years ago
Si pjesë e aktiviteteve të parashikuara në axhendën e ditës pa makina ishte dhe celebrimi i çifteve në sheshin pranë Bashkisë ku kryetari Veliaj. Ada dhe Ermiri ishin çifti i parë që celebroi kreu i Bashkisë Veliaj në një ceremoni të veçantë i cili shprehu kënaqësinë e kurorëzimit të martesave në ditën pa makina në kryeqytet. Bllokimi i akseve kryesore ka nisur që në orën 7 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Gjatë gjithë ditës bashkia ka planifikuar një sërë aktivitetesh, siç është Yoga, që do të nisë në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu do të organizohen disa koncerte, lojra për fëmijë si dhe kursen për pedalimin e biçikletave.
Recommended