Defiçit i skemës 20.8 miliardë lekë, KLSH kallëzim penal për 3 zyrtarë të ISSH
  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar se në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka një defiçit të skemës me 20.8 miliard lekë. Arsyeja sipas KLSH-së janë numri i ulët i defiçitit dhe shpenzimet e ISSH-së përtej të ardhurave. Për këto arsye KLSH ka kallëzuar penalisht 3 zyrtarë të ISSH-së.
Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se defiçiti i skemës së sigurimeve shoqërore në 2014 është në nivele të larta, 20.8 miliard lekë.
Ky defiçit sipas KLSH-së është për shkak të raporti të zhdrejtë kontribues-përfitues dhe se skema e pensioneve ka shpenzimeve më të larta se të ardhurat e parashikura.
Sipas KLSH-së, nga auditimi ka rezultuar se si faktor kryesor i influencues në thellimin e borxhit të degës së Pensioneve vazhdon të jetë shmangia nga pagesat e kontributeve.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht përgjegjësinë e sektorit të prokurimeve dhe dy specialistë. Anëtarë të Njësisë së Prokurimit, për ?Shpërdorim detyre?.
Nga auditimi evidentuam një sërë parregullsish dhe shkeljesh, të shoqëruara me efekte negative në buxhetin e shtetit në vlerën 36.9 milionë lekë.
Gjithashtu në këtë institucion janë konstatuar mangësi në proçedurat e punësimit dhe të të larguarve nga puna ku sipas KLSH ka patur rishtaz të punësuar pa asnjë proçedurë konkurimi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/shendetesi/deficit-i-skemes-20-8-miliarde-leke-klsh-kallezim-penal-per-3-zyrtare-te-issh/
Recommended