Prezantimi i Shqiperise ne Expo Milano 2015

  • 8 years ago
SHQIPERIA - Është një koncept shumë interesant që e takon Shqipërinë në një dimension tjetër, dimensioni harmonisë fetare, i harmonisë së njeriut më natyrën, i një Shqipërie në fakt që ka një tranzicion nga tradita tek modernia dhe të dy elementët, dhe tradita, dhe modernia, janë të harmonizuar në një mënyrë gati perfekte. Në të njëjtën kohë, koncepti i harmonisë fetare është aty, është unik në fakt dhe ia vlente që të ishte në fokus sepse është një gjë e veçantë, një gjë që në atë dimension harmonik është sot vetëm në Shqipëri, është një shembull i drejtpërdrejtë edhe për shumë e shumë territore dhe vende të tjera, dhe në të njëjtën kohë aty vjen një Shqipëri shumë e gjallë, shumë e re, që afron ngjyra, që afro mundësi, që afron destinacion spektakolar turizmi dhe në të njëjtën kohë një destinacion për investime të huaja.